Ahmeti: Prioriteti ynë, interesat shtetërore

Maqedonia

Ahmeti: Prioriteti ynë, interesat shtetërore

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 19:23
Ali Ahmeti

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, është autorizuar pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm për të vazhduar negociatat me akterët politikë në vend me qëllim gjetjen e zgjidhjes për dalje nga kriza politike që po ndodh në Maqedoninë e Veriut.

Negociatat do të zhvillohen me parti politike në dy blloqet.

“Kryetari Ahmeti do të flasë me të gjitha partitë politike në dy blloqet, përveç partive destruktive të cilat janë qartazi të përcaktuara me programet e tyre kundër përcaktimeve strategjike të vendit tonë dhe qytetarëve”, tha Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së

Osmani tha se të gjitha opsionet mbeten të hapura, përfshi edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare ose mbetja në opozitë.

“Të gjitha opsionet janë të mundshme, përveç kombinimeve të cilat janë në kundërshtim me interesat strategjike”, shtoi Osmani.

Para takimit kreu i partisë Ali Ahmeti deklaroi se në situatën në të cilën gjendet vendi, prioritet duhet t’i kushtohet interesave strategjike të vendit si marrëveshja me Bullgarinë dhe hapja e negociatave me BE-në.

Duke komentuar shumicën e deklaruar nga lideri i opozitës, Ahmeti deklaroi se është e drejtë demokratike, por duhet parë përcaktimi i tyre programor.

Kreu i integristëve hodhi poshtë zërat se deputet të partisë së tij janë në negociata për t’iu bashkuar shumicës së deklaruar nga Hristijan Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat