Arsovska takohet me kandidatët që garuan për Bashkinë e Shkupit

Maqedonia

Arsovska takohet me kandidatët që garuan për Bashkinë e Shkupit

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 17:47
Danella Arsovska

Danella Arsovska sot në takim me kandidatët për kryetar në Bashkinë e Shkupit theksoi se disa nga projektet janë konstruktive dhe kanë qenë pjesë e gjithë kandidatëve duhet të përfshihen në zbatim gjatë 4 viteve në Bashkinë e Shkupit.

“Secili nga kandidatët ka cilësi dhe dije të veta që u theksuan në garën për një Shkup më të mirë dhe mund të kontribuojë drejt vizitonit të përbashkët për qytet bashkëkohor që ofron mundësi të barabartë për qytetarët. Kjo duhet të jetë angazhimi i vazhdueshëm i përbashkët për ndryshime pozitive, për të mirën e qytetit dhe qytetarëve. Formimi i një grupi punues është hapi i parë drejt realizimit të këtij bashkëpunimi”, tha Arsovska.

Në takim, siç njoftojnë nga kabineti i Arsovskës, është biseduar për projekte si dhe për sfidat prioritare me të cilat ballafaqohen qytetarët.

“U konkludua se bashkërisht, me transparencë dhe bashkëpunim do të realizohen projektet e parapara me qëllim të sigurohet jetë më cilësore dhe më të mirë për shkupjanët”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat