Zaev shtyn dorëheqjen, autorizohet për negociata

Maqedonia

Zaev shtyn dorëheqjen, autorizohet për negociata

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 22:32
Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri, Zoran Zaev do ta shtyjë dorëheqjen e tij deri në stabilizimin e vendit, bëjnë të ditur burime partiake.

Kjo do të thotë se do të bëhet votëbesimi ndaj Qeverisë.

Një nga argumentet për shtyrjen e dorëheqjes është mundësia që Maqedonia të fillojë negociatat me BE-në në dhjetor.

Zaev pret që vendi të fillojë negociatat në dhjetor për shkak të mbështetjes së fortë ndërkombëtare.

LSDM e autorizon Zaevin edhe për të negociuar rritjen e shumicës parlamentare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat