Kopaç: Çmimi i rrymës do të rritet

Maqedonia

Kopaç: Çmimi i rrymës do të rritet

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 19:32
Janez Kopaç

Çmimi i energjisë elektrike me siguri do të rritet, theksoi drejtori i Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike , Janez Kopaç, pas takimit në Komisionin Rregullator për Energjetikë (KRRE) dhe rekomandoi që vendi të investojë më shumë në burimet e ripërtërishme të energjisë (BRE) dhe në rritjen e efikasitetit energjetik (EE). Në takimin, siç informoi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski, kanë biseduar për zhvillimet në sektorin elektro-energjetik dhe e kanë informuar Kopaçin për zhvillimet e fundit në tregun e energjisë elektrike dhe masat që janë ndërmarrë nga organet tjera shtetërore.

Në deklaratë për mediat, Kopaçi bëri të ditur se kriza me energjinë elektrike është në nivel global dhe se në një situatë të tillë është më e lehtë të mbijetosh me prodhimin vendor të energjisë elektrike.

“Kjo në njëfarë mënyrë e amortizon goditjen, por në Maqedoninë e Veriut nuk ka prodhim të mjaftueshëm të energjisë elektrike dhe për këtë arsye kjo varet shumë nga importi. Nuk mund të gjejmë zgjidhje brenda natës, duhet të ketë më shumë investime në burimet e ripërtërishme të energjisë, përmes centraleve të reja me erë, me diell, hidrocentralin e Çebrenit,… vetëm kjo mund të ndihmojë në tejkalimin e krizës energjetike”, tha Kopaçi dhe shtoi se gjithçka do të reflektohet në rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Deshëm ose nuk deshëm, u shpreh Kopaçi, do të vjen deri te shtrenjtimi i rrymës, meqë importë është shumë i shtrenjtë.

“Prandaj gjëja më e rëndësishme është që të përcaktohen kategoritë e rrezikuara dhe t’u ofrohet ndihmë në mënyrë që ata të mund t’i paguajnë normalisht faturat”, porositi Kopaçi.

Siç theksoi ai, në të gjitha vendet e ish-RSFJ-së, me përjashtim të Sllovenisë dhe Kroacisë, çmimet e rrymës për amvisëritë mbahen në nivel të ulët.

“Në vendet socialiste të ish-Jugosllavisë, përveç Kroacisë dhe Sllovenisë, të gjitha të tjerët mbajnë çmime të ulëta të rrymës për amvisëritë, meqë kjo trajtohet si e mirë sociale, por kjo është e mirë e tregut. Politikanët i tremben rritjes së çmimeve, por për shkak të çmimit të ulët të energjisë elektrike shpenzohet shumë dhe përveç kësaj nuk ka para për investime në këtë sektor. I gjithë Ballkani do të ketë deficit të rrymës. Ky do të jetë problem i madh për të gjithë”, theksoi Kopaçi.

Ai bëri të ditur se në vend, si edhe në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë, nuk është investuar fare në sektorin energjetik në 20 vitet e fundit dhe se do të duhen dhjetë vjet për të përmirësuar situatën.

“Unë do të shkoja me shpejtësi të madhe në investim të madh në burimet e ripërtërishme, ky është kapital privat, çmimet e tregut janë të mira, nuk duhet t’u jepen subvencione, vetëm duhet MEPSO të mundësojë lidhjen dhe kjo do të japë kapacitete të reja. Burimet e ripërtërishme të energjisë janë problematike, duhet të balancohen, duhet të jetë edhe Çebreni…. Maqedonisë së Veriut i nevojitet edhe efikasitet energjetik. Ju shpenzoni shumë, ndërtesat janë joefikase në aspektin energjetik.

Shpenzoni rrymë për ngrohje, ndërsa duhet të keni ngrohje qendrore me biomasë ose gaz, që në kombinim me energjinë nga burimet e ripërtërishme do të mundësojë situatë normale afatgjate”, tha Kopaçi.

Ai pret që situata të përmirësohet tashmë vitin e ardhshëm, diku nga prilli-maji, por deri atëherë, siç theksoi, do të mbetet çmimi i rrymës.

Rekomandoi që institucionet publike të kursejnë dhe të mbajnë temperaturë më të ulët në ambientet, të fiken dritat, etj.

“Ato janë masa të vogla, por gjithmonë të mira. Ndoshta kjo tashmë është duke ndodhur. Fushatat për kursimin e energjisë elektrike janë gjithmonë të mira, por restriksionet janë vetëm për krizën më të madhe. Restriksioni është diçka që është tronditje për një jetë normale, ndërsa fushata dhe mirësjellja janë gjithmonë të mirëseardhura”, theksoi Kopaçi.

Vlerësimi i tij është se Maqedonia e Veriut si shtet anëtar i Bashkësisë Energjetike ka shënuar përparim në reformat e tregut energjetik.

“Presim ndryshime në Ligjin për energjetikë për disa gjëra shtesë. Nëse e krahasojmë këtë me vendet tjera, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia në fushën e energjisë elektrike janë më të avancuarat në këtë fushë”, theksoi Kopaçi.

I pyetur nëse vendi vetë u soll në këtë situatë që të jetë i varur nga importi i rrymës, ai tha se arsyeja për këtë është se nuk janë bërë investime të mjaftueshme në sektorin energjetik.

“Ndoshta mund të ishte shumë më mirë, por duhej të investohet në 10 vitet e fundit, por nuk është investuar. Praktikisht, përveç një investimi në fotovoltaikë dhe tani tenderi në Osllomej, nuk ka pasur investime të reja në energjetikë”, saktësoi Kopaçi.

Kryetari i KRRE-së Bislimovski bëri të ditur se edhe në këtë moment janë duke zhvilluar disa fushata publike për kursimin e energjisë elektrike të cilat i bëjnë kompanitë që ushtrojnë veprimtari energjetike.

I pyetur se sa do të rritet çmimi i energjisë elektrike pas 1 janarit, kryetari i KRRE-së tha se fillimisht duhet të shpallen tre tenderë – për furnizimin e humbjeve nga MEPSO-s dhe EVN shpërndarja, si dhe për furnizimin e energjisë për nevojat e konsumatorëve të vegjël dhe amvisërive. nga EVN houm.

“Për këtë tender, së paku 60 për qind duhet të sigurojë EEM-ja, do të shohim sa dhe me çfarë çmimi, si dhe nëse do të ketë nevojë për import të energjisë elektrike. Le të përfundojnë e më pas do të informojmë”, bëri të ditur Bislimoski dhe përkujtoi se nga viti 2019 KRRE-ja nuk e përcakton më çmimin me të cilin EEM-ja e shet energjinë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat