MPB Maqedoni: 491 dënime për tejkalim shpejtësie

Maqedonia

MPB Maqedoni: 491 dënime për tejkalim shpejtësie

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme ka pasur aksion të përforcuar kontrollues në gjithë vendin për të dënuar automjetet që tejkalojnë shpejtësinë.

“Janë dënuar 491 shoferë. Prej tyre, 90 automjete janë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa automjete tjera kanë qenë me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar”, thonë nga MPB.

Nga 491 shoferë, 195 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të populluar, ndërsa 296 në autostradë.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat