​Zaev uron Radev për fitoren në zgjedhje

Maqedonia

​Zaev uron Radev për fitoren në zgjedhje

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 22:44
Kryeministri në dorëheqje i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev

Kryeministri në dorëheqje i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, në një bisedë telefonike sonte ka uruar presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, për fitoren e tij në zgjedhjet e sotme presidenciale.

Zaev ka shkruar në Facebook se në bisedë është rënë dakord që Bullgaria dhe Maqedonia Veriore të vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje në emër të një të ardhmeje të përbashkët evropiane përmes dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

Sipas sondazheve të daljes, Radev (58) është fitues edhe për një mandat të dytë, duke marrë mbi 64 për qind të votave.

Kurse rivali i tij Anastas Gerdikov rreth 32 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat