Familjarët e viktimave grumbullohen para kompanisë “Besa Trans”

Maqedonia

Familjarët e viktimave grumbullohen para kompanisë “Besa Trans”

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 10:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grup qytetarësh – familjarë dhe miq të viktimave në aksidentin me autobus të kompanisë “Besa Trans”, janë mbledhur mëngjesin e sotëm para selisë së kompanisë në Shkup, duke u interesuar për të dashurit e tyre.

Selia e “Besa Trans”, autobusi i së cilës duke u kthyer nga Stambolli u aksidentua sot në Bullgari, ku humbën jetën mbi 45 shtetas të Republikës së Maqedonisë Veriore, është rrethuar nga policët që nga mëngjesi i sotëm.

Informacionet nga organet kompetente thonë se në fundjavë për në Turqi kanë udhëtuar katër autobusë nga kjo kompani nga Shkupi.

Ndryshe, në aksidentin e rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bullgari, kanë vdekur 46 persona dhe kanë mbetur të lënduar 7 tjerë.

Ministrja e për Evropën dhe Punët e Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Olta Xhaçka, ka deklaruar se viktimat janë shqiptarë.

Ndërkaq Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se në mesin e viktimave janë edhe 12 të mitur.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat