Avokati i Popullit Maqedoni: Është tragjedi e madhe e cila na ka goditur të gjithëve

Maqedonia

Avokati i Popullit Maqedoni: Është tragjedi e madhe e cila na ka goditur të gjithëve

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Avokati i Popullit shprehu ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari.

“Momentet kur ndodhin tragjedi të tilla janë momente kur të gjithë jemi pa fjalë, të shtangur nga humbja e jetëve njerëzore. Pamjet tronditëse që vijnë nga vendi i aksidentit nuk na trishtojnë dhe hidhërimin e lajmit se kanë humbur jetë të shumë të rinjve.

I shprehim ngushëllimet më të thella familjeve të udhëtarëve të vdekur dhe njëkohësisht shpresojmë në një hetim të shpejtë dhe efikas, i cili për një moment do të jetë një lloj ngushëllimi për jetët e humbura.

Kjo është tragjedi e madhe, e cila na ka goditur të gjithë neve, të cilët sinqerisht vajtojmë vdekjen e udhëtarëve”, thonë nga zyra e Avokatit të Popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat