Shilegov: Nuk do të diskutohet për dorëheqjen e Zaevit, do të diskutojmë për përfshirjen e Alternativës në Qeveri

Maqedonia

Shilegov: Nuk do të diskutohet për dorëheqjen e Zaevit, do të diskutojmë për përfshirjen e Alternativës në Qeveri

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 21:20
Petre Shilegov

Petre Shilegov nga LSDM thotë se në mbledhjen e sotme të Këshillit Qendror dhe Ekzekutiv të LSDM-së do të diskutohet për shumë qështje aktuale, por jo edhe për dorëheqjen e liderit të partisë, Zoran Zaev.

Shilegov theksoi se mes tjerash do të sidkutohet edhe përfshirja e Alternativës në Qeveri.

“Jo nuk e keni rendin e ditës.

Nuk do të diskutohet për dorëheqjen. Megjithatë, duhet të kemi disa qëndrime serioze lidhur me formimin e shumicës politike, hyrjen e Alternativës në Qeveri. Këto do të jenë temat që do të diskutojmë sonte” tha mes tjerash Shilegov.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat