Vazhdon vaksinimi kundër koronavirusit në Maqedoni

Maqedonia

Vazhdon vaksinimi kundër koronavirusit në Maqedoni

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së djehsme janë aplikuar gjithsej 4.434 doza të vaksinave. Prej tyre 1.268 janë dozë e parë, 1.021 dozë e dytë dhe 2.145 qytetarë kanë pranuar dozën e tretë.

“Deri më 26 nëntor gjithsej janë vaksinuar 828.700 qytetarë, 794.666 janë rikvasinuar, ndërsa dozën e tretë e kanë pranuar 70.937 persona. 57% e qytetarëve mbi 40 vjet janë rivaksinuar, ndërsa 33% e popullsisë nga 18-39 vjet kanë pranuar të paktën një vaksinë”, sqarojnë nga MSH.

Ata shtojnë se përfshirja me një dozë të vaksinës te popullata mbi 18 vjet është 58%, me dy doza 47%.

Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 39% e popullsisë në Maqedoni është vaksinuar, ndërsa 38% ka pranuar dy doza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat