Skandal: Aleanca zbraz mllefin ndaj Alternativës

Maqedonia

Skandal: Aleanca zbraz mllefin ndaj Alternativës

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 17:34
Shefik Duraku

Shefik Duraku një nga përfaqësuesit e lartë të ASh-së së Ziadin Selës vazhdon të zbraz mllefin ndaj  Alternativës dhe Afrim Gashit pasi Alterantiva do të bëhet pjesë e qeverisë.

Ai me tone të ashpra përmes një postimi të adresuar Alternativës thotë se ” Të futesh në këtë Qeveri me moton” ta luftojmë korrupsionin” është njëjtë si të futesh në shtëpi publike me moton” ta rruajmë virgjërinë”” është shprehur Duraku.

Duraku ka vazhduar edhe gjatë mbrëmjes talljen dhe nënçmimin e Alternativës duke lëshuar pjesë të një fjalimi të Albin Kurtit ku thotë ” Rrini  bre, jo jo po shkojmë, ani pra shkoni” ka shkruar Duraku duke ia bashkangjitur edhe videon e Kurtit.

Ndryshe Siç merr vesh Tv Shenja, Alternativës do t’i takojnë 2 ministri dhe 3 poste të zëvendës ministrave. Njëra prej ministrive që do të ketë në krye kuadër të kësaj partie, sipas burimeve brenda Alternativës, do të jetë ajo e Shëndetësisë. Po ashtu, Alternativës i janë premtuar edhe mbi 25 drejtori.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat