Kovaçevski dorëzon kandidaturën për kryetar të LSDM-së

Maqedonia

Kovaçevski dorëzon kandidaturën për kryetar të LSDM-së

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 13:13
Dimitar Kovaçevski

Zv.Ministri i finance në Maqedoninë e Veriut, Dimitar Kovaçevski sot ka dorëzuar kandidaturën e tij për kryetar të LSDM-së.

Ai tha mes tjerash tha se kandidaturën e ka dorëzuar së bashku me platformën dhe programin “Të bashkuar me përgjegjësi dhe zhvillim”.

Ai ka thënë se me kandidaturën e tij do të kërkojë besimin e delegatëve të LSDM-së për të kryetar partie.

Sipas tij, nën udhëheqjen e tij,  anëtarët do të jenë të barabartë para njëri tjetrit për të zhvilluar vendin.

Qëllimi i tij është të fitohen zgjedhje lokale dhe kuvendare.

Më herët për kryetar të LSDM-së ka kandiduar edhe ish-zyrtarja e kësaj partie, Frosina Remenski. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat