Qeset e plastikës, Nuredini: Qëllimi është ulja e përdorimit të tyre

Maqedonia

Qeset e plastikës, Nuredini: Qëllimi është ulja e përdorimit të tyre

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 13:43
Ministri i Ekologjisë Naser Nuredini

Ministri i Ekologjisë Naser Nuredini, deklaroi se çmimi i qeseve prej 15 denarëve nuk ka për qëllim grumbullimin e mjeteve, por ka për qëllim uljen e përdorimit të qeseve të plastikës në vendin tonë.

“Ideja që qeset plastike të kushtojnë 15 denarë, nuk ka për qëllim grumbullimin e mjeteve nga shitja e qeseve plastike, por ideja është të ulet përdorimi i plastikës në vendin tonë. Kjo është me rëndësishmja”, tha Nuredini.

Ndryshe, nga dita e sotme qeset të cilat blejnë qytetarët do të kushtojnë 15 denarë, pavarësisht nëse janë në treg, dyqan apo market. Të gjitha do të duhet të jenë të biodegradueshme.

Inspektorët e tregut do të kontrollojnë nëse shiten qeset e biodegradueshme, nëse tregtarët mbajnë evidencë për numrin e qeseve të shitura sipas çmimit të përcaktuar prej 15 denarë. Gjobat për mosrespektim të ligjit sillen nga 1.000 deri në 20.000 euro, në varësi të madhësisë së kompanisë dhe llojit të shkeljes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat