Grubi-Angellov: Dialog konstruktiv dhe intenziv midis Shkupit dhe Sofjes

Maqedonia

Grubi-Angellov: Dialog konstruktiv dhe intenziv midis Shkupit dhe Sofjes

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 16:40
Grubi-Angellov

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot priti në takim ambasadorin e Republikës së Bullgarisë, Angel Angellov.

Zëvendëskryeministri i parë, Grubi ka falënderuar ambasadorin Angellov për intervenimin e shpejt të autoriteteve bullgare me qëllim zbardhjen e rastit tragjik ku humbën jetën 45 udhëtar të Maqedonisë së Veriut dhe trajtimin me kujdesin më të madh kushtuar atyre që shpëtuan.

Mbyllja e shpejtë dhe e suksesshme e çështjes së hapur mes dy vendeve ishte temë tjetër e këtij takimi mes Grubit dhe Angellovit, me qëllim përshpejtimin e procesit të integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Grubi gjatë takimit ka theksuar përkushtimin e Qeverisë në qëllimet strategjike që ka, respektimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë dhe Marrëveshjes së Prespës.

Grubi dhe Angellovi u dakorduan se me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria vendosën baza të shkëlqyera për bashkëpunim të mirë mes dy vendeve.

Të dy bashkëbiseduesit, zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe ambasadori Angellov, u dakorduan se Maqedonia e Veriut dhe Republika e Bullgarisë do të vazhdojnë me përkushtim të zbatojnë marrëveshjen dhe të përforcojnë bashkëpunimin mes dy vendeve, në drejtim pozitiv dhe me vullnet më të madh për zgjidhjen e të gjitha sfidave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat