Dimitrov: Është koha që BE të nisë negociatat e anëtarësimit

Maqedonia

Dimitrov: Është koha që BE të nisë negociatat e anëtarësimit

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 15:18
Dimitrov

Zv. kryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, në cilësinë e deputetit të Këshillit Nacional për Integrime Evropiane (KKIE) në Kuvend sot ka marrë pjesë në seancën ku janë diskutuar të gjeturat dhe rekomandimet e Raportit të Komisionit Evropian për vendin në vitin 2021. diskutohet në një atmosferë konstruktive.

Zv. kryeministri Dimitrov theksoi se integrimi evropian është një proces që bashkon shoqërinë maqedonase:

“Një nga gjërat e pakta për të cilën të gjithë jemi dakord është integrimi evropian dhe në këtë proces unë shoh një shans për punë të përbashkët dhe bashkim, veçanërisht kur hapen negociatat e anëtarësimit, do të ketë mundësi që pozita dhe opozita të mobilizohen në drejtim të shtytjes së bashku, siç bënë shumë vende para nesh”, tha Dimitrov.

Në këtë kuptim, ai shtoi se siç duket nga raportet e Komisionit Evropian, Maqedonia e Veriut është plotësisht e përgatitur për fillimin e negociatave për anëtarësim dhe çdo vonesë e mëtejshme e rrezikon më tej besueshmërinë e Bashkimit Evropian në mbarë rajonin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat