Zaev: Alternativa do të udhëheqë me 3 ministri

Maqedonia

Zaev: Alternativa do të udhëheqë me 3 ministri

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 14:27
Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetari i Alternativës përfundimisht arritën marrëveshjen për rritje të shumicës parlamentare dhe bashkëqeverisje.

Kryeministri Zaev deklaroi se shumica e re parlamentare do të garantojë një Qeveri stabile për të tekjaluar sfidat e vendit, duke shtuar se Maqedonia e Veriut duhet të nisë bisedimet me Bashkimit Evropian menjëherë.

“Konstatim jonë është se vendit nuk i duhet zgjedhje të parakohshme, të cilat mund ta thellojnë paqartësinë dhe krizë në vend. Mjaft ishin kriza, vendi tonë i duhet periudhë e qetë dhe stabile”, u shpreh Zaev.

Kryeministri foli edhe për ministritë dhe drejtoritë që do t’i merr Alternativa:

“Alternativa do të emërojë ministrinë e Shëndetësisë, do të merr Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, një ministër pa resorë për Diasporën, tre zëvendës ministra, një zv/ministër për Arsim, zv/ministër për Kulturë, një mbetet për ta konkretizuar, edhe pse kemi folur për Ministrinë e Bujqësisë”, deklaroi Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat