RMV, u ndaluan dy kontrabandist të emigrantëve

Maqedonia

RMV, u ndaluan dy kontrabandist të emigrantëve

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Në pikë pagesën rrugore Smokvicë mbrëmë në ora 21.30, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare dhe Vendkalim Kufitar “Bogorodica” kanë arrestuar F.D. (19), i cili drejtonte veturën e tipit “Opel Vectra”.

Me targa të Shtipit dhe 16-. vjeçari, bashkë drejtues, dy shtetas të Republikës së Serbisë, pasi gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur nëntë emigrantë, transmeton 360 shkalle.

Siç njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, gjashtë prej tyre ishin shtetas kubanë dhe tre indianë.

“Për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale nga neni 418-b të Kodit Penal, shoferi dhe bashkëdrejtuesi janë ndaluar në stacion policor, rasti është raportuar në Prokurorinë Publike, për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërsa mërgimtarët janë dërguar në Qendrën Transitore ‘Vinojug’ në Gjevgjeli për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat