VMRO reagon ashpër: Alternativa bëhet partner i grupit kriminal në pushtet

Maqedonia

VMRO reagon ashpër: Alternativa bëhet partner i grupit kriminal në pushtet

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski në konferecën e sotme për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për koment rreth LSDM-së dhe Alternativës në Qeveri, tha se është qartë se Alternativa në vend të partisë e cila dëshiron të ndryshojë diçka në shoqëri dhe të bëhet korrigjues i vlerave të shtrembëruara, po bëhet partner i shoqërisë kriminele në pushtet LSDM dhe BDI.

Po ashtu e shfrytëzoj rastin dhe të pyes deri kur partitë politike nga pushteti, të cilat nuk janë pjesë e LSDM/BDI dhe Alternativës.

Do të jenë të verbër dhe memecë ndaj të gjitha marreveshjeve kriminele, padrejtësive dhe kontratave politike, të cilat janë në dëm të të gjithë qytetarëve në Maqedoni”, pyeti Stoillkovski.

Ai shtoi se nuk është pyetje nëse, por kur ky pushtet do të bie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat