Policia serbe arreston tre shtetas të Maqedonisë, dalin pamjet

Maqedonia

Policia serbe arreston tre shtetas të Maqedonisë, dalin pamjet

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 15:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Pjesëtaret e MPB-së serbe në Beograd zbardhën disa vepra penale që kanë të bëjnë me vjedhje të rënda dhe arrestuan tre shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Policia arrestoi B.S (1997), B.N (1990) dhe A.K (1998) të cilët akuzohen se gjatë muajit nëntor dhe dhjetor të këtij viti, kanë hyrë nëpër banesa dhe shtëpi në Beograd me pajisje speciale për hapjen e dyerve dhe kanë vjedhur para, stoli ari, orë dhe gjëra tjera me vlerë.

Të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit prej 1=48 orëve, ndërsa me kallëzim penal do të dërgohen në Prokurorinë e Tretë Themelore në Beograd.

Më poshtë janë edhe pamjet e arrestimit të tyre që e ka publikuar Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat