Zaev, Pendarovski dhe të tjerët pranuan dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia

Zaev, Pendarovski dhe të tjerët pranuan dozën e tretë të vaksinës

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 10:01
Zoran Zaev

Kryeministri i dorëhequr Zoran Zaev ka pranuar dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit.

Një ditë më parë pranoi edhe presidenti i vendit Stevo Pendarovski. Zaev dhe Pendarovski sic bëhet e ditur janë vaksinuar me vaksinën kineze Sinofarm, ndërsa me të njejtën ishin vaksinuar edhe një pjesë e ministrave.

Po ashtu mësohet se edhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipce dhe ministra të tjerë kanë pranuar dozën e tretë.

Ndërsa presidenti Pendarovski bashkë me kabinetin e tij kanë pranuar dozën e tretë. Ai bëri thirrje për vaksinim masiv si një mënyrë më e sigurt për ballafaqim me koronavirusin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat