Rritet niveli i lumenjve në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Rritet niveli i lumenjve në Maqedoninë e Veriut

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Nivelet e lumenjve në vend janë kryesisht mbi mesataren për muajin dhjetor ose brenda mesatares.

Niveli i lumit Vardar është më i lartë se mesatarja e dhjetorit në të katër pikat matëse, ndërsa rritje të madhe mbi mesataren ka lumi Treska në pikën matëse afër Makedonski Brodit, ku janë matur 116 centimetra, ndërsa mesatarja e dhjetorit arrin 40 centimetra.

Nivel dy herë më të lartë se mesatarja për këtë periudhë të vitit ka në lumin Bregallnica në pikën matëse Shtip ku janë matur 191 centimetra. Nivel tre herë më i lartë se mesatarja është regjistruar në lumin Strumicë.

Niveli më i lartë i ujit se ai i dhjetorit është matur në Liqenin e Dojranit, më i ulët në Liqenin e Prespës, ndërsa Liqeni i Ohrit është brenda mesatares për dhjetorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat