Që nga fillimi i pandemisë është evidentuar rritje e përdorimit të antibiotikëve

Maqedonia

Që nga fillimi i pandemisë është evidentuar rritje e përdorimit të antibiotikëve

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Agjencia e barnave dhe paisjeve mjekësore “Malmed”, duke u bazuar në objektivat strategjike te saj që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe avancimin e shëndetit publik , po monitoron nga afër përdorimin e barnave antibakteriale antibiotikët).

Nga Agjencia thonë se që nga fillimi i pandemisë me COVID 19, është evidentuar rritje e përdorimit të antibiotikëve.

“Agjencia e barnave dhe paisjeve mjekësore në interes të shëndetit publik dhe përdorimit të sigurt të barnave, u kujton profesionistëve shëndetësor udhëzimet për përdorimin racional të antibiotikëve, përdorimin e tyre në përputhje me indikacionet përkatëse si dhe dispenzimin e tyre në barnatore vetem me recetë. (në përputhje me dispozitat e përcaktuara në ligj)”.

“Antibiotikët indikohen për trajtimin e infeksioneve bakteriale por jo edhe ato virale. Apelojmë te qytetarët që të mos përdorin antibiotikë për parandalimin dhe trajtimin e infekcionit me korona virusin Covid 19 sipas bindjes së tyre dhe pa konsultim paraprak me mjekun apo farmacistin”, thonë nga Malmed.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat