Njofton Ivanovska: Në fund është lënda për blerjen e vaksinave kineze

Maqedonia

Njofton Ivanovska: Në fund është lënda për blerjen e vaksinave kineze

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 11:57
Ivanovska.

Kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion për TV24 theksoi se komisioni është në fund me hetimin për blerjen e vaksinave nga prodhuesi kine “Sinofarm”.

Komisioni e vlerësoi hetimin si kompleks, ndërsa në maj njoftoi se ka marrë nga Banka Botërore dokument ku është kryer pagesa prej 7.8 milionë dollarë për importim të mallit që Ministria e Shëndetësisë e ka paguar më 15 shkurt, ndërsa Banka Popullore e ka realizuar.

“Në fund është lënda me blerjen e vaksinave dhe do të dalim në opinion me dëshmi të qarta”, u shpreh Ivanovska.

Nga MSH njoftojnë se nuk kanë paguar parapagesë te personi juridik për blerjen e vaksinave kineze, por në fillim të vitit është kryer rezervimi i 200 mijë dozave vaksinash nga prodhuesi “Sinofarm” nga Kina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat