Bekteshi: Interkonektori i gazit natyror me Greqinë do të ndërtohet vitin e ardhshëm

Maqedonia

Bekteshi: Interkonektori i gazit natyror me Greqinë do të ndërtohet vitin e ardhshëm

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 22:06
Kreshnik Bekteshi

Ndërtimi i interkonjektorit të gazit natyror me Greqinë do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm, njoftoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruan se projekti “Interkonektori për transmetimin e gazit natyror Greqi – Maqedonia Veriore, pjesë e Maqedonisë së Veriut” do të jetë në vlerë prej 28.9 milionë euro.

“Kuvendi sot miratoi Ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut për obligimet nga marrëveshja financiare për projektin “Interkonektori për transmetimin e gazit natyror Greqi – Maqedonia e Veriut, pjesë e Maqedonisë së Veriut”, e cila do të përmbyllet ndërmjet Bankës Investuese Evropiane (BEI) dhe SHA për kryerjen e veprimtarive energjetike “Resurset Nacionale Energjetike Shkup” (NER) në vlerë prej 28.9 milionë euro.

Me ndërtimin e këtij interkonektori do të rrisim konkurrencën e vendit në fushën e gazit natyror dhe sigurisht që do të nënkuptojë çmime më konkurruese të energjisë për qytetarët dhe bizneset”, shkruan Bekteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat