Moti gjatë ditëve të ardhshme në Maqedoni

Maqedonia

Moti gjatë ditëve të ardhshme në Maqedoni

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Moti gjatë ditës së nesërme do të jetë i acartë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me erë në drejtim verior.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -12 deri -4 gradë celsius, ndërsa maksimalja nga 0-8 gradë celsius.

Deri të shtunën moti do të jetë stabil dhe i thatë. Temperaturat do të jenë të ulëta, posaçërisht nesër dhe të enjten kur do të jenë më shumë se -10 gradë celsius.

Të premten dhe gjatë fundjavës do të ketë mjegull, posaçërisht në pjesën perëndimore të vendet, ndërsa të dielën pritet të ketë reshje të përkohshme të shiut.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat