A do të ketë BDI ndryshime në qeverinë e re? Përgjigjet Nuredini

Maqedonia

A do të ketë BDI ndryshime në qeverinë e re? Përgjigjet Nuredini

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Ministri për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, Naser Nuredini nuk është përgjigjur në pyetjen se nëse planifikon të japë dorëheqje nga posti i ministrit apo dhe se a pritet të ndryshohet ndonjë kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim në Qeverinë e re të udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski.

Ai tha se për këtë do të vendos lideri i partisë, Ali Ahmeti.

“Në këtë pyetje me siguri do të mund të përgjigjen zëdhënësit e partisë.

Sigurisht se brenda partisë do të ketë diskutime dhe nga zotëri Ali Ahmeti do të njoftoheni nëse do të ketë ndonjë ndryshim në Qeveri nga BDI”, tha Nuredini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat