Në Kodrën e Diellit janë vendosur 20 kontejnerë për hedhjen e mbeturinave

Maqedonia

Në Kodrën e Diellit janë vendosur 20 kontejnerë për hedhjen e mbeturinave

Më: 5 janar 2022 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Ski qendra Kodra e Diellit sot në shumë lokacione ka vendosur 20 kontejnerë të rinj ku vizitorët do të mund të hedhin mbeturina. Lëvizja është bërë me qëllim që të nxiten qytetarët të mos lënë mbeturina në ski shtigjet dhe gjithkund nëpër Kodrën e Diellit.

“Me qëllim që të shkaktojmë valë pozitive të ndryshimeve lidhur me mbrojtjen e mjedisit jetësor, me mbështetjen e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, arritëm marrëveshje me Pakomak që të përdoren 20 kontejnerë për grumbullimin e mbeturinave në ski qendrën “” Kodra e Diellit” të cilët do të vendosen në lokacione të ndryshme në Kodrën e Diellit. Apelojmë tek të gjithë vizitorëve që të jenë të ndërgjegjshëm, të kujdesen për mjedisin, të mos lënë mbeturina pas dhe t’i hedhin në vendet e duhura.

Pastërtia është parakusht themelor që një vend si Kodra e Diellit të ruajë epitetin e atraksionit turistik, ndërsa kujdesi ndaj natyrës është obligim moral i të gjithëve ne", informojnë nga ski qendra.

Deri më tani për hedhjen e mbeturinave nëpër shtigjet për skijim kishte disa shporta për mbeturina, ndërsa kontejnerë të tillë vetëm në hyrje të Kodrës së Diellit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat