Mbi 9.500 raste aktive me coronavirus në Maqedoni

Maqedonia

Mbi 9.500 raste aktive me coronavirus në Maqedoni

Më: 9 janar 2022 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se ka mbi nëntë mijë raste aktive me COVID-19 në Maqedoni.

Më shumë se gjysma janë aktive, përkatësisht 5.558 janë në Shkup. Numri treshifror i të infektuarve aktualisht ka edhe në 12 qytete të tjera, kryesisht në Manastir – 755 dhe Prilep – 546, Ohër – 396 dhe Kavadar – 301.

Dje u regjistruan 632 raste të reja me COVID-19, nga të cilat 470 janë në Shkup.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 232.068, numri i të shëruarve është 214.506, numri i të vdekurve është 8.023 dhe numri i rasteve aktive është 9.539.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat