Anulohet vizita e kryeministrit Petkov në Shkup

Maqedonia

Anulohet vizita e kryeministrit Petkov në Shkup

Më: 11 janar 2022 Në ora: 16:10
Kiril Petkov

Mbledhja e mbrëmshme e Këshillit Konsultativ për Siguri Kombëtare e ka vënë në izolim gjithë kreun e shtetit. Pasi Kryetari i Parlamentit, pas takimit njoftoi se është pozitiv me virusin korona, në karantinë janë Presidenti i shtetit Rumen Radev, Kryeministri Kiril Petkov dhe më shumë ministra përkatës. Kjo e bën të pasigurtë vizitën e planifikuar të Petkovit në Maqedoninë e Veriut, e paralajmëruar për më 18 janar.

A do ta vizitojë Shkupin Kiril Petkovi gjatë javës së ardhshme do të varet nga vendimi i autoriteteve shëndetësore në Bullgari, për atë sa do të zgjasë karantina, pasi të pranishmit e djeshëm në takimin për siguri kombëtare kaluan disa orë në hapësirë të njëjtë me Kryetarin e Parlamentit Nikolla Minçev, i cili rezulton të jetë pozitiv me virusin korona.

“Të gjithë pjesëmarrësiit në Këshillin Konsultativ për Siguri Kombëtare te Presidenti Rumen Radev janë vetëizoluar, për momentin po verifikohen testet e tyre dhe më pas do t’u jepen urdhëra për karantinë. Në varësi të asaj kush çfarë imuniteti ka , do të ketë kohëzgjatje adekuate të karantinës.”

Petkovi vizitën në Maqedoninë e Veriut e paralajmëroi për më 18 janar, por u kritikua ashpër nga opozita bullgare, sepse në kushte të marrëdhënieve të tensionuara, së pari nuk vinë në Sofje autoritetet maqedonase. Kabineti i tij qeveritar nga Presidenti i shtetit mori një listë të detyrave, pa realizimin e të cilave, siç theksoi mbrëmë Rumen Radev, nuk mund të presë zhbllokim të negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat