Virusi dhe gripi sezonal mbushin ambulancat me pacientë

Maqedonia

Virusi dhe gripi sezonal mbushin ambulancat me pacientë

Më: 12 janar 2022 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Përkundër situatës alarmante me numrin e të infektuarve të rinj me koronavirus, sistemi shëndetësor nuk është nën presion. Kjo për arsye se simptomat më të lehta të versionit “omicron” dhe kohëzgjatja e simptomeve e cila maksimalisht arrin në pesë ditë. Kështu thotë mjeku Fikret Vishniq, I cili tha se javën e fundit në ambulancën që punon 24 orë e që përfshin rajonin më të gjërë të Shkupit, numri i pacientëve me covid është rritur për 15 deri në 20 përqind. Ai pret rritje të mëtejshme të numrit, por thekson se pandemia po shkon drejt fundit.

Javën e fundit në ambulancën tonë është rritur numri I pacientëve me kovid për 15 -20 përqind, të tjerët janë pacientë që kanë grip sezonal dhe sipas testit të shpejtë kanë rezultuar negativ, por e dijmë se tani se edhe version omicron I koronavirusit, nuk regjistrohet nga testet e shpejta, për çka nevojitet PCR test, por për arsye të ndryshme pacientët me simptome të vogla nuk I bëjnë ato teste. Shpërndarja ose forca e shpërndarjes së omicronit është më e madhe por simptomet zgjasin më shkurt, një deri në tre, maksimalisht 5 ditë. Nuk dihet si do jetë situata më tej, megjithatë besoj se numri edhe një periudhë do të rritet, më pas besoj se do të qetësohet, është mirë fakti se simptomet zgjasin më pak, qetësohen me terapi simptomatike mendoj se tashmë edhe pandemia është afër fundit.”

Ai thekson se përkundër festave të fundvitit dhe mungesës së masave shtesë shtrënguese, situata me koronavirusin është e qetë, por nënvizoi se prezenca e variantit omicron është më e madhe se sa paraqitet, pasi detektohet vetëm me teste PCR.

“Kemi pacientë që janë në izolim shtëpiak, nuk janë të shumtë në numër, pasiqë situata në këtë periudhë çuditërisht është e qetë, pacientët kanë simptome të ngjajshme me gripin sezonal, por në testim PCR dalin pozitivë, ndërsa analizat laboratorike nuk janë të ndryshuara, duken si një infektim I lehtë me virus, më së shpeshti I trajtojmë me terapi simptomatike, vitamina, paracetamol sipas nevojës. Kollitja din të zgjas pak më shumë, por megjithatë më herët kishim pacientë me grip sezonal, tani pak ka filluar të rritet numri i pacientëve me kovid.”

Gjatë së Martës, në Maqedoninë e Veriut, u regjistrua numër rekord I infektimeve të reja me COVID-19, gjithsejt 1.964 duke e çuar numrin total të rasteve aktive në mbi 12.000.

Maqedonia e Veriut përballet edhe me variantin “Omicron” ku sipas autoriteteve të shëndetësisë, 68 përqind e sekuencimit të virusit janë detektuar me variantin OMICRON, që tashmë shtrihet në 12 qytete të Maqedonisë së Veriut./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat