Mjekët: Pas festave u rritën testet dhe infektimet

Maqedonia

Mjekët: Pas festave u rritën testet dhe infektimet

Më: 13 janar 2022 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Pas festave të fundvitit është dyfishuar numri i të interesuarve për teste Kovid dhe për analiza laboratorike. Prania e Omicronit si variant që përhapet shpejt ka rritur dukshëm numrin e rasteve pozitive në vend. Mjekët amë brenda ditës përballen me fluks prej rreth 100 pacientësh brenda ditës.

“Në kohën e festave, ditët e para kishte më shumë të interesuar për t’u vaksinuar, më pas kjo ndryshoi dhe njerëzit aktualisht më shumë janë të interesuar të bëjnë testin PCR, analiza biokimike dhe laboratorike.”,- tha udhëheqësi në Poliklinikën “Jane Sandanski”, Bore Radevski.

Nga Poliklinika “Jane Sandasnki” thonë se është ulur për 5% interesimi për t’u vaksinuar. Në Poliklinikën “Bukuresht” ka rreth 400 vaksinime brenda ditës.

“Interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar është kryesisht për dozën e tretë. Për dozën e parë ka më pak të interesuar.”,- theksoi infermierja kryesore në Poliklinikën “Bukuresht”, Silvana Mikoska.

Varianti Omicron përhapet me shpejtësi. Koha e inkubacionit nga kontakti me të infektuarit, është nga tre deri në pesë ditë, pastaj paraqiten simptomat e para.

“Nëse supozojmë që jemi të infektuar, një deri në dy ditë para paraqitjes që simptomave dhe disa ditë pas shfaqjes së simptomave, atëherë sëmundja është në kulm. Te të vaksinuarit kjo zgjat më pak dhe pas shtatë ditësh zvogëlohet. Kryesisht te numri më i madh i njerëzve infeksioni largohet pas ditës së dhjetë.”,- u shpreh Meri Kirijas nga Instituti i Imunobiologjisë.

Shifrat e të infektuarve janë të frikshme, thotë epidemiologu Ollumçev. Numrin zyrtar duhet ta shumëzojmë me më së paku 5 ose 6 që të fitojmë pasqyrën reale në të cilën ndodhemi aktualisht, thotë ai.

“Nëse ishte qëllimi ta bëjmë atë, shohim numër më të lartë të të infektuarish. Këtë do ta kemi për disa ditë. Megjithatë do të kemi një sistem tërësisht të bllokuar, jo vetëm në sistemin shëndetësor, por në të gjithë ekonominë. Imagjinoni për 10-15 ditë të kemi të infektuar gjysmën e shoqërisë, të gjithë do të qëndrojmë.”,- tha epidemiologu, Sashko Ollumçev.

Situata është serioze, sepse kemi infeksion të kombinuar të gripit sezonal me virusin Korona. Kurba e të infektuarve shënon rritje. Epidemiologët njëherit sugjerojnë zgjatjen e pushimit dimëror për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat