Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 192 masa, në mesin e të cilave, për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar 37 sanksione.
Nga MPB informojnë se 17 sanksione janë për vozitje pa patentë shoferi, pesë për vetura teknikisht jo në rregull dhe të paregjistruara.
Njoftimi:
“Janë shqiptuar 20 masa për përdorim të celularit, gjashtë sanksione për kalim në dritë të kuqe, gjashtë për mospërdorim të rripit të sigurisë, 64 për parkim të parregullt”.