67 afganë strehohen në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

67 afganë strehohen në Maqedoninë e Veriut

Më: 14 janar 2022 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se 67 afganë të ri janë strehuar përkohësisht sot në Maqedoninë e Veriut.

Ky grup i shtetasve të Afganistanit ka aterruar sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Ata janë të punësuar në organizatën Instituti Nacional për Demokraci dhe Fondacioni Nacional për Demokraci si dhe familjarë të tyre.

“Duke vazhduar me rolin aktiv të një shteti solidar, Maqedonia e Veriut i ka siguruar qëndrim të përkohshëm deri në largimin në shtetin e tretë.

Kjo është pjesë e operacionit ndërkombëtar për ndihmë të popullsisë afgane e cila është në rrezik nga qeveria talibane”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat