OBRM: Të vazhdohet për dy javë pushimi dimëror për nxënësit

Maqedonia

OBRM: Të vazhdohet për dy javë pushimi dimëror për nxënësit

Më: 17 janar 2022 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

OBRM-PDUKM kërkon vazhdimin e pushimeve dimërore për 2 javë. Ata besojnë se kjo është më e mira për fëmijët dhe se numri i të infektuarve do të ulet.

Nga atje deklarojnë se Qeveria në ditën e parë të punës pritet të mendojë ndër të tjera edhe për arsimin.

“Numri i të sëmurëve me coronavirus nuk është në rënie, dhe në mesin e të infektuarve ka shumë fëmijë, pra nxënësit. Për të mbrojtur sistemin shëndetësor nga mbingarkesa dhe rrjedha e pandërprerë, e vazhdueshme e procesit arsimor me prezencë maksimale si të nxënësve ashtu edhe të mësuesve nëpër shkolla, i propozojmë Qeverisë së re zgjatjen e pushimit dimëror për dy javë.

Deri atëherë presim që numri i pacientëve të zvogëlohet dhe nxënësit dhe prindërit të mos ngarkohen mendërisht për t’iu përkushtuar dijes”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat