​Maqedoni Veriore, shkollat hapen më 1 shkurt

Maqedonia

​Maqedoni Veriore, shkollat hapen më 1 shkurt

Më: 17 janar 2022 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Dimitar Kovaçevski, ka konfirmuar sonte shtyrjen e fillimit të gjysmë vjetorit për shkak të gjendjes me koronavirus.

Ai në Facebook shkruan se vendimi i qeverisë për shtyrje të mësimit është në interes të mbrojtjes shëndetësore.

“Shtyhet për 1 shkurt nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm. Këtë vendim e morëm në seancën e dytë të sotme të Qeverisë në interes të mbrojtjes shëndetësore, në përputhje me informacionin epidemiologjik se vendi është në pikun e infektimit.

Vendimi për vazhdimin e semestrit të dytë më 1 shkurt nuk do të ndikojë në përfundimin e vitit shkollor, ku do të përfundojë më 10 qershor”, shkruan Kovaçevski.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat