OEMVP: Kipper ishte kompani më e suksesshme në vend

Maqedonia

OEMVP: Kipper ishte kompani më e suksesshme në vend

Më: 18 janar 2022 Në ora: 11:08
Foto nga takimi

Më datë 9 Dhjetor 2021, OEMVP për të njëmbëdhjettën herë organizoi ngjarjen më të madhe ekonomike në vend por edhe më gjerë, ngjarja Top 100™ e cila për më tepër se një dekadë ka qenë promotori i sipërmarrësisë, konkurrueshmërisë dhe i zhvillimit ekonomik.

Si specifikë e Top 100™, është rangimi i kompanive më të suksesshme anëtare të OEMVP-së në 5 kategori nga të cilat janë Qarkullimi vjetor, Neto Fitimi, numri i të punësuarve, Kthimi i kapitalit (ROE) dhe investimet. Njëashtu kemi shpërblyer edhe kompaninë me rritje më të madhe në tre vitet e fundit, kompaninë më të mirë të udhëhequr nga grua, partneritetin më të suksesshëm afarist dhe Eco Investment. Njëashtu u nda mirënjohje edhe për kompani e cila arriti të transformojë veprimtarinë e sajë duke iu përshtatur rrethanave të reja të krijuara nga Covid 19.

Në këtë edicion të fundit të Top 100™, kompanitë anëtare të OEMVP-së shpërfaqën një garë të ngjeshur sa i përket ngjtijes në top 5 kompanitë më të suksesshme, ndërsa këtë vit, në vendin e parë të kësaj radhitjeje të ngushtë u ngjit kompania Kipper.

Kjo kompani e marketeve hard-diskont e cila pushtoi tërë tregun vendor në të gjitha teritoret e saja, momentalisht operon me 81 markete dhe me disa markete tjera në hapje e sipër. Vitin 2020 e mbylli me 59 markete me qarkulllim marramendës prej 72.6 milion euro, ndërsa ka regjistruar neto fitim prej 3.75 milion euro me 580 të punësuar. Nga top 100 kompanitë, Kipper gjendet në vendin e shtatë për sa i përket investimeve, ku ka regjistruar investime në vlerë prej mbi 2 milion euro.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdon të i shërbejë komunitetit të biznesit, dhe se për të promovimi i të njejtave është një ndër shtyllat kryesore të veprimtarisë së sajë në përpjekjet për zvogëlimin e papunësisë dhe rritjes së standardit jetësor për qytetarët në përgjithsi.

Top 100™ si ngjarje përpos që shpërblen kompanitë e saja anëtare, ajo ka për synim të rritë vetëdijen tek të gjithë duke i nxitur të rinjtë dhe të rejat drejtë sipërmarësisë, por njëashtu duke dëshmuar se veprimtaria e OEMVP-së ka pjesëmarrje të konsiderueshme në sukseset e bizneseve anëtare të saja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat