SHBA e bindur se Shkupi dhe Sofja do të gjejnë zgjidhje

Maqedonia

SHBA e bindur se Shkupi dhe Sofja do të gjejnë zgjidhje

Më: 18 janar 2022 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

“SHBA fuqishëm mbështet anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe beson se kjo do të jetë në të mirë të të gjitha vendeve në rajon”.

Kjo thuhet në komunikatën e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, që është shpërndarë nga Ambasada Amerikane në Bullgari.

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden, nuk mendon për sanksione kundër Bullgarisë dhe është e bindur se qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, me fillimin e dialogut konstruktiv do të tejkalojnë dallimet.

“E vlerësojmë interesin e fuqishëm të Kongresit Amerikan për këtë çështje dhe do të vazhdojë ta mbajmë këtë koordinim të ngushtë me Kongresin për këtë çështje”, thuhet në komunikatën e Price, të publikuar nga Ambasada Amerikane në Bullgari.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat