Apel nga NPK: Mos i digjni kontenjerët

Maqedonia

Apel nga NPK: Mos i digjni kontenjerët

Më: 19 janar 2022 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

NPK TETOVA-Tetovë apelon deri tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë hudhjes së mbeturinave, dhe mos t’i djegin ato.

“Të dashur qytatarë, është e treta herë gjatë kësaj javë që në qytetin tonë ekipet e zjarfikësve lokalizojnë zjarr në kontinjerët e mbeturinave , kjo vjen si pasojë e moskujdesjes sonë gjatë hudhjes së mbeturinave dhe me pak që duam të besojmë është se e njejta mund të bëhet me qëllim.

Djegia e tillë e mbeturinave lëshon tymë e blozë që ndotin ajrin dhe janë shumë të dëmshme për shëndetin tonë, si dhe te ketë edhe pasoja tjera.

Apelojmë qytetarët që maksimalisht të jenë të kujdesshëm gjatë hudhjes se mbeturinave sidomos kur bëhet fjalë për mbetjet të cilat mund të shkaktojnë zjare”,
thuhet në reagimin e NPK TETOVA-Tetovë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat