135 gjoba për kundërvajtje në komunikacion

Maqedonia

135 gjoba për kundërvajtje në komunikacion

Më: 19 janar 2022 Në ora: 19:32
Ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup njoftoi se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 138 masa prej të cilave 21 janë për tejkalim shpejtësie, 13 masa për vozitje pa leje, 16 dënime për këmbësorët”, thuhet në njoftimin policor.

Po ashtu janë shqiptuar edhe shtatë dënime për përdorim të telefonit, pesë për tejkalim jo të rregullt, shtatë për mospërdorim të rripit të sigursë, katër për kalim në të kuqe dhe 45 për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat