Petliçkovski: S’është momenti të hiqen maskat

Maqedonia

Petliçkovski: S’është momenti të hiqen maskat

Më: 19 janar 2022 Në ora: 22:29
Aleksandar Petluçkovski

Drejtori i Institutit për Imunologji dhe Gjenetikë Humane, Aleksandar Petluçkovski foli për rritjen e rasteve të reja në Maqedoni.

Ai theksoi se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm duke potencuar se jemi rreth pikut të llojit Omicron të coronavirusit.

“Lloji Omicron është virus më i lehtë, por nuk jemi të sigurt nëse do të jetë kështu përherë. Nuk e dimë nëse ky lloj i virusit do të ndryshojë dhe do të shndërrohet në virus më i rrezikshëm. Mendoj se nuk është momenti të hiqen maskat për arsye se pandemia ende nuk ka përfunduar”, tha Petliçkovski.

Kujtojmë se deri tani në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 249.704 raste, ndërsa prej tyre 223.053 janë shëruar dhe 8.153 persona kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 18.498.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat