Shtabi i Krizave sot do të vendos nëse do të shkurtohen ditët e izolimit

Maqedonia

Shtabi i Krizave sot do të vendos nëse do të shkurtohen ditët e izolimit

Më: 24 janar 2022 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Në fillim të kësaj jave pritet të merret vendim nëse izolimi do të reduktohet nga dhjetë në shtatë ditë. Rekomandimi është bërë nga Komisioni për Sëmundjet Infektive, ndërsa sipas njoftimeve pritet të shqyrtohet sot para Shtabit të Përgjithshëm të Krizave dhe të martën të paraqitet në seancë qeveritare.

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali të premten tha se në periudhën e ardhshme do të monitorohet gjendja me rastet e reja dhe do të merren rekomandimet dhe vendimet përkatëse.

Tani për tani, sipas deklaratës së tij, ambientet spitalore nuk janë plotësuar plotësisht dhe jemi larg nevojës që klinika të caktuara të shndërrohen në qendër të Covid.

Çertifikatat për Covid, të cilat disa vende tashmë kanë njoftuar se do të revokohen, mbeten në vend tani për tani. Sipas ministrit, është ende herët të flitet për heqjen e këtyre çertifikatave pasi niveli i vaksinimit në popullatë në vend është shumë më i ulët se në vendet e tjera.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat