VMRO-ja kërkon shfuqizimin e Qeverisë teknike

Maqedonia

VMRO-ja kërkon shfuqizimin e Qeverisë teknike

Më: 24 janar 2022 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

VMRO-DPMNE-ja opozitare pritet që sot në Kuvend të dorëzojë propozimin për ndryshimet në Ligjin për Qeveri për rreth 9 pika, e njëra ka të bëjë me shfuqizimin e Qeverisë teknike para zgjedhjeve.

Ata i bënë thirrje pushtetit që t’i mbështesin ndryshimet bashkë me kërkesën për zgjedhje të shpejta të parakohshme.

Ndërsa thirrje për mbështetje u bëjnë edhe partive më të vogla, në këmbim të kërkesës së tyre për një njësi zgjedhore.

Nga LSDM thonë se propozimet e VMRO-DPMNE janë të pasinqerta dhe se mbeten në qëndrimin se nuk do të pranojnë zgjedhje të parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat