22 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

22 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Më: 24 janar 2022 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit, nga realizimi i 3.044 testimeve, janë regjistruar 718 raste të reja me koronavirus.

Nga rastet e reja, 95 janë riinfektime. Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar 1.244 të shëruar dhe 14 viktima, transmeton TV21.

Në mënyrë shtesë në regjistrin për persona të vdekur me diagnozë nga COVID-19, janë paraqitur edhe 8 viktima të cilët kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 12.01.2022 deri më datë 22.01.2022. 

Numri i rasteve aktive në vend është 20.020.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat