LSM: Rritja e pagës minimale nuk ka efekte negative për kompanitë

Maqedonia

LSM: Rritja e pagës minimale nuk ka efekte negative për kompanitë

Më: 27 janar 2022 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Nëse paga minimale rritet deri në 18 mijë denarë, kjo nuk do të ketë efekt negativ për kompanitë në vend. Deri më tani asnjë rritje e pagës minimale nuk ka ndikuar në largimin nga puna të punëtorëve. Përkundrazi, ka rritur produktivitetin dhe punëtorët zgjedhin të qëndrojnë në vendet e tyre të punës, thuhet në analizën e ekspertëve ekonomikë të bërë për Lidhjen e Sindikatave.

Nga sindikata thonë se rritja e pagës minimale duhet të ndodhë që nesër, dhe të mos pritet deri në qershor, sepse qytetarët nuk do të mund ti paguajnë faturat.

“Rezultatet e studimit të prezantuar sot tregojnë se nuk ka asnjë efekt negativ nga rritja e pagës minimale mbi punën së pari në kompani, se punëtorët nuk pushohen nga puna, nuk ka asnjë ndikim në rentabilitetin e kompanive, dhe nuk ka asnjë efekt tjetër negativ”, tha Darko Dimovski- Kryetar i Lidhjes së Sindikatave

Sipas analizës, në vend paguhet një nga pagat minimale më të ulëta në Evropë. Më shumë se njëqind mijë qytetarë marrin 15.500 denarë në muaj. Njoftimet e Qeverisë janë se paga minimale do të rritet, por për momentin nuk ka një qëndrim të përcaktuar se kur mund të ndodhë kjo. Të hënën sindikatat do të takohen me qeveritarët dhe nëse nuk ka dritë jeshile për rritje të menjëhershme të pagës minimale, sindikatat kanë paralajmëruar greva në vendet e punës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat