Edhe 16 afganë sot u larguan nga Maqedonia e Veriut

Maqedonia

Edhe 16 afganë sot u larguan nga Maqedonia e Veriut

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 13:45
Dushko Arsovski

Qeveria njoftoi sot se 16 refugjatë afganë që ikën nga regjimi i talebanëve u larguan sot nga Maqedonia e Veriut dhe shkuan për në Kanada.

Më herët, në dy raste të tjera në Kanada, 10 afganë të tjerë u larguan përmes Maqedonisë.

Aktualisht në vend jetojnë 542 afganë të tjerë.

“Deri më tani janë larguar 178 civilë, ndërsa vendbanimin e tyre të përhershëm e kanë siguruar në disa shtete të botës”, njoftoi sot zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat