Nesër, tre vjet nga aksidenti tragjik në Llaskarcë!

Maqedonia

Nesër, tre vjet nga aksidenti tragjik në Llaskarcë!

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 14:32
Aksidenti

Të dielën (13 shkurt) bëhen 3 vjet nga tragjedia e Llaskarcës ku humbën jetë 16 bashkëqytetarë të Gostivarit, kjo pasi autobusi i kompanisë “Durmo Turs” u rrokullis në dalje nga Shkupit.

Komuna e Gostivarit edhe këtë vit ka paraparë aktivitete për të kujtuar viktimat nga kjo tragjedi.

Në ora 13:30 do të vendosim lule në vendin e tragjedisë në fshatin Llaskërcë,
Në ora 17:30 do të ketë tubim te parku në qendër të Gostivarit, për t’i kujtuar viktimat e kësaj tragjedie dhe për të bashkëndarë dhimbjen me të gjithë ata që humbën të afërmit e tyre.

13 shkurti i vitit 2019 ishte ditë fatale për 51 pasagjerët në autobusin e “Durmo Turs” i cili qarkullonte në relacion Shkup-Gostivar. Rreth orës 17, për arsye ende të padefinuara, autobusi u përmbys në autostradën Tetovë-Shkup afër fshatit Llaskarcë. Autobusi humbi kontrollin dhe ra në humnerë, pasi theu gardhin mbrojtës në autostradë. 16 pasagjerë humbën jetën, kurse 35 prej tyre morën lëndime të rënda.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat