Tre vjet nga aksidenti tragjik i autobusit në Llaskarcë

Maqedonia

Tre vjet nga aksidenti tragjik i autobusit në Llaskarcë

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Sot mbushen 3 vjet nga tragjedia e Llaskarcës ku humbën jetë 16 persona. Tragjedia ndodhi kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” u rrokullis në dalje nga Shkupit, menjëherë sapo kaloi pikën pagesore.

Komuna e Gostivarit edhe këtë vit ka paraparë aktivitete për të kujtuar viktimat nga kjo tragjedi.

Në ora 13:30 do të vendosim lule në vendin e tragjedisë në fshatin Llaskarcë, në ora 17:30 do të ketë tubim tek parku në qendër të Gostivarit, për t’i kujtuar viktimat e kësaj tragjedie dhe për të bashkë ndarë dhimbjen me të gjithë ata që humbën të afërmit e tyre.

13 shkurti i vitit 2019 ishte ditë fatale për 51 pasagjerët në autobusin e “Durmo Turs” i cili qarkullonte në relacion Shkup-Gostivar. Rreth orës 17:00, për arsye ende të paqarta, autobusi u përmbys në autostradën Tetovë-Shkup afër fshatit Llaskarcë, ku 16 persona humbën jetën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat