Nedellkov: SASHK kërkon harmonizimin e pagave në arsim

Maqedonia

Nedellkov: SASHK kërkon harmonizimin e pagave në arsim

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 13:00
Jakim Nedellkov

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) për një kohë të gjatë kërkon harmonizimin e pagave pas marrëveshjes kolektive për pagën minimale në nivel kombëtar.

Kryetari i SASHK, Jakim Nedellkov për “Fakulteti.mk” paralajmëroi grevë nëse nuk gjendet gjuhë e përbashkët me marrëveshjen për Arsim dhe Shkencë.

“E kemi tekstin e marrëveshjes kolektive të përgatitur nga grupet punuese të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe SASHK-ut. Ajo që ne kërkojmë për respektimin e pagës minimale prej 18 mijë me kontrata kolektive, do të inkorporohet në kontratat kolektive, ku bazë për llogaritjen e pagës do të jetë paga minimale në nivel kombëtar. Duke pasur parasysh se paga minimale do të jetë 18.000 denarë, atëherë baza do të jetë 18.000 denarë, e cila do të shumëzohet me koeficientin përkatës të kompleksitetit në vendin e punës”, tha Nedellkov.

Ai thotë se ky model i krahasimit të pagave po zbatohet në kulturë, ndërsa shpreson se do të zbatohet edhe në arsim dhe në aktivitet për mbrojtje të fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat