Trençevska: Do të vazhdojnë bisedimet për rritjen e pensioneve

Maqedonia

Trençevska: Do të vazhdojnë bisedimet për rritjen e pensioneve

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 15:44
Trençevska

Me kënaqësi ju njoftoj se sot ka filluar diskutimi për ndryshime në metodologjinë për harmonizimin e pensioneve, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska:

“Së bashku me përfaqësues të shoqatës së pensionistëve dhe partisë së pensionistëve kemi hapur këtë çështje të rëndësishme, e cila do të synojë përmirësimin e standardit jetësor të pensionistëve.

Diskutimi për rritjen e pensioneve do të vazhdojë për të arritur zgjidhjen më të mirë që do të sjellë rritje të pensioneve në afat të gjatë”, tha Trençevska.

Sipas përfaqësuesve të pensionistëve, takimi i radhës pritet të bëhet muajin e ardhshëm, kur presin zgjidhje përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat