Dimitrov: Duhet të jemi të shqetësuar për gjendjen në Ukrainë

Maqedonia

Dimitrov: Duhet të jemi të shqetësuar për gjendjen në Ukrainë

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 12:23
Nikolla Dimitrov

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në TV 24 u shpreh se gjendja në Ukrainë nga dita në ditë është më e pasigurt dhe për këtë duhet të jenë të shqetësuar edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

“Duhet të jemi të shqetësuar për gjendjen në Ukrainë. Ka shumë skenarë të ndryshëm dhe sanksionet do të kenë ndikim”, tha Dimitrov.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme presidenti Stevo Pendarovski shprehu mbështetje të fortë për integritetin territorial të Ukrainës.

“Një rend i bazuar në të drejtën ndërkombëtare është baza e marrëdhënieve ndërkombëtare, parimet e të cilave duhet të respektohen. Shkelja e rëndë e ligjit ndërkombëtar është një kërcënim për qytetërimin. Shpreh mbështetje të fortë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”, ka shkruar në “Twitter” Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat